Shfaq kontaktet
Kroni Woodline
Shfaq kontaktet
Adresa: Tiranë - Kamëz Km10, Kryqëzimi i Valiasit, Shqipëri
kompanise
Përshkrimi

Pas një eksperience 30 vjecare në fushën e prodhimit, përpunimit dhe ndërtimeve me dru në vende të ndryshme evropiane dhe Shqiperi, pjesëmarrës si ekspozitor në shumë panaire kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërtues i veprave të mëdha civile dhe publike brenda dhe jashte vendit, bazuar në bashkëpunimin e ngushtë me kompanitë lider te sektorit Kroni Wood Line mund t'i ofrojë klientëve të tij një shërbim të plotë, nga projektimi i veprës deri tek realizimi i saj.
Impenjimi i kompanise synon të ofrojë një harmoni perfekte mes sigurisë, kërkesave arkitektonike, estetike dhe impaktit ambiental që na rrethon. Vullneti ynë për të kënaqur dëshirat e një klientele gjithnjë e më kërkuese arrihet në sajë të studimeve dhe njohurive të sakta mbi lëndën e drurit, mbi përllogaritjen e tij si element ndërtimi, mbi fushën e përdorimit të tij, si dhe mbi tërësinë e elementeve plotësues dhe aksesorëve të domosdoshëm për realizime të dimensioneve ekstreme dhe standardeve të larta.
Çfarë bëjmë:
Nga Projekti ne Realizim
Vila, Objekte, Struktura & Komplekse
Lende & Aksesore

Çfarë ofron

LËNDË E PARË
Kroni Woodline tregton dhe ndërton sipas kërkesave të klientit me të gjitha llojet e materialeve drusore në qarkullim në shkallë nderkombetare. Strukturat tona mund të ndërtohen me dru masiv, lamelar, bi-lama, tri-lama, panele lamelare etj.
Por disa faktorë të tjerë përbëjnë ndryshueshmërinë e cilësisë së këtij materiali të lashtë sa vetë njerëzimi. Njohja e plotë që kemi për lëndën e drurit — që nga vendi i rritjes, vitet e jetës, koha e prerjes, mënyra dhe afatet e tharjes natyrore apo artificiale — si dhe raporti i punës ndër vite me përpunuesit dhe eksportuesit më të afirmuar, bëjnë të mundur që KRONI Woodline t’i ofrojë tregut shqiptar një shumëllojshmëri materialesh drusore.
KRONI Woodline është gjithnjë i vëmendshëm ndaj zgjedhjes së lëndës së parë dhe përpunimit. Falë makinerive të teknologjisë së lartë, ne ju ofrojmë garanci në çdo detaj për ndërtimet tuaja.
SHERBIME Sipas KERKESES
• Tharje furre (deri ne 240 M3)
• Lyerje
• Prerje
• Montime
• Mirembajtje
• Prefabrikime (Elemente te gatshem per montim)
E rendesishme
Prefabrikime (Elemente te gatshem per montim)
Idea me inovative ne Shqiperi
Jeni nje montues ? Jeni i apasionuar pas drurit ? Deshironi te beni vete montimin ?
Ju duhet nje Vile, nje Cati, Verande apo Objekt tjeter druri i gatshem per montim ?
Ne Fabriken KRONI Woodline
Jemi ne gjendje te realizojme dhe te furnizojme elemente konstruktive drusore te cdo lloj dimensioni apo prerjeje perfshire cdo material apo aksesor te mundshem.
Tashme nuk keni pse te blini paleta complete me dimensione standarte.
Ejani te KRONI sillni permasat ekzakte qe materiali juaj te jete i gatshem per montim dhe paguani ekzaktesisht materialet qe merrni sipas dimensioneve tuaja, duke evituar cdo skarto apo firo.
MONTIMI
Montimi i strukturave sipas projektit arkitektonik është një nga fazat më delikate dhe të rëndësishme të procesit. Finalizimi me sukses i veprës varet nga profesionalizmi dhe përgjegjësia e skuadrave të montimit.
Korrektësia në punë, respektimi i afateve dhe standardeve të cilësisë realizohen falë bashkëpunimit të ngushtë mes skuadrave të specializuara dhe studios sone teknike e cila asiston në çdo hap vepren, qe nga projekti deri në realizimin e saj.
DETAJE KONSTRUKTIVE
Që një shtëpi, nje objekt apo strukture druri të jetë në parametrat optimale, përveç cilësisë së materialeve, një rol kyç luan edhe zgjedhja teknike dhe funksionale e detajeve konstruktive nderlidhese.
Qëllimi ynë është që këto zgjedhje të mos ndikojnë në projektin arkitektonik, dhe permes perllogaritjeve te sakta ne ngarkesa njëkohësisht të garantojnë performancë maksimale ne tension dhe komoditet per skuadrat pergjate montimit
TIPOLOGJI VILASH NGA KRON WOOD LINE
Studio teknike Kron Wood Line ka krijuar një bazë projektesh për tipologjitë më të kërkuara të vilave, objekteve apo strukturave me te kerkuara nga klientet nder dekada. Pranë nesh do të gjeni projekte shtëpish druri me sipërfaqe të ndryshme, të bazuara në kërkesën reale dhe tendencat e tregut.
Këto projekte karakterizohen nga:
•Komoditeti
•Thjeshtësia
•Shfrytëzimi maksimal i hapësirës
Këto struktura janë ideale për:
•Njesi banimi apo pushimi
•Fshatra turistikë
•Resorte bregdetare
•Zona malore
Gjithashtu, ofrojmë:
•Projekte premium
•Modifikim të projekteve ekzistuese
•Zbatim të ideve të klientit
Çdo projekt përllogaritet në mënyrë profesionale për:
•Ngarkesat
•Koeficientët akustikë
•Parametrat termikë
•Rezistencën sizmike
•Sjelljen ndaj zjarrit
STRUKTURAT E MËDHA
Strukturat e mëdha përbëjnë një nga pikat më të forta të kompanisë. Eksperienca shumëvjeçare Evropiane na mundëson të aplikojme këtë teknologji edhe në Shqipëri.
Këto struktura përdoren për:
•Pallate sporti
•Kinema
•City Hall
•Qendra tregtare
•Objekte publike dhe private
Çdo projekt është i detajuar dhe i përllogaritur në çdo aspekt nga studio jonë teknike në bashkëpunim me klientin.
Ne garantojmë:
•Korrektesi kontratuale
•Respektim të standardeve ligjore dhe etike
•Asistencë para dhe pas realizimit të projektit
Shërbime

Shtepi druri

Struktura druri

Struktura lokale

Komplekse
Aredime druri

Lende druri

Lende drusore

Aksesore druri
Kende druri
Gazebo druri
Korniza druri
Konstruksione druri
Vila druri
Antimol

Çati druri

Panele druri beton -forma
Kasolle qeni
Kolibe qeni
Kolibe macesh

Derrasa druri
Trare druri

Binare, ristela

Drase mashkull femer
Panele druri

Rafte druri

Pedana druri
Tavoline druri
Karrige druri

Lesh guri
Lesh xhami
Polisterol
Katrama

Membrana

Tjegulla




k.jpg)